Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka kritikuar qeverinë për masat ekonomike të marra për të përballuar situatën e koronavirusit.

Sa i përket biznesit të vogël ajo e ka cilësuar 26 mijë lekshin si lëmoshë pasi nuk dalin se kanë për të paguar faturat. Ndërkohë Hajdari ka ngritur shqetësimin se bankat nuk po shtyjnë kreditë pasi nuk pyesin për Ramën.

Nga ana tjetër për familjet në nevojë ajo ka theksuar se nuk duheshin dhënë pako ushqimesh por për ata që janë mbi 18 vjeç duheshin çek me para në dorë.

 

Dua të falenderoj mjekët, punonjës e subjekteve private, mediat që dalin çdo ditë për të na informuar. Dua të falenderoj qytetarët që janë përgjigjur menjëherë kësaj situatë, Jam shumë krenare. çdeo ditë lutem që të kemi sa më pak viktima në Shqipëri dhe në botë.

Do kërkoja rritjen e mbështetjes financiare për ata që janë në vijën e parë të luftës. Ata janë përkufizimi i shpresës për ne. Një krizë në këto përmasa të bën të reflektosh për gjërat më të rëndësishme në jetë. Përveç vetmisë, pasigurisë, duam apo s’duam sytë i kthejmë nga udhëheqja për të na orientuar drejt kësaj krizë. Kemi 1 muaj që rrimë trë mbyllur dhe shohim një pabarazi ekonomike dhe sociale ku është zhytr vendi. Kryeministri thotë nuk do të jesh kurrë vetëm por qytetarët ndihen më vetëm se kurrë. Qytetarët që kanë marrë remitancat nga të afërmit jashtë e kanë ndjerë menjëherë pasi nuk mund të marrin dhe ata ndihen vetëm sot.
Ata që kanë bashkëshortët në punë sezonale jashtë shtetit sot nuk mbajnë dot familjet. Po ashtu familjet që mbanin familjen me dyqanin e lagjes ju dha një lëmoshë 26 mijë lekësh ndërkohë duhet të paguajë fatura dhe nuk i mbetet asgjë përveçse të rrijë e braktisur nga qeveria. Po ashtu dhe një familje me pagat e bashkëshortëve që punonin në biznes të madh sot janë të papunë dhe gjenden para këstit të kredisë së shtëpive dhe ju e dini që këstet nuk po shtyhen se bankat nuk duan t’ja dinë se ç’farë thotë kryeministri.
Faturat e energjive elektrike kanë ardhur më të kripura kurse Rama është mes prozhektorëve që harxhojnë sa për 20 familje shqiptare.
Edhe sot ato familje që kanë hedhur bkursimet në një biznes të vogël dhe kanë mbyllur qepenat nuk kanë mbështetje. Kanë paguar taksat kokërr më kokërr, kredia vazhdon, mbështetje nuk kanë dhe si këto vazhdojnë pa fund.
Ka familje që u është ndërprerë energjia elektrike. Asgjë nuk e gjente qeverinë të zeronte faturën e energjisë për familjet në nevojë por nuk janë të njëjtat realitete.
Teksa qytetarët ndihen vetëm ju shijoni lukset. Sot qytetarëve duhet t’u ishin falur faturat e energjisë elektrike dhe ujit. Sot qytetarëve mbi 18 vjeç duhet t’u ishte shpërndarë çek me para dhe jo pako ushqimesh. Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë vende me më pak resurse dhe po i ndihmojnë shumë më shumë. Një ndihmë e madhe duhet t’u jepej sot biznesit të vogël dhe të mesëm.”- tha Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb