FUSHE KRUJE- Një shpërthim është regjistruar në Fushë-Krujë gjatë natës së djeshme. Incidenti në fjalë ndodhi në fshatin Halil. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se lënda plasëse është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit G. A.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Informacion paraprak
Më datë 20.02.2018, salla e Komandimit Krujë është njoftuar se gjatë natës në fshatin Halil, Fushë – Krujë është hedhur një sasi lënde plasëse në oborrin e banesës së shtetasit G. A.
Janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb