Lëngu i nxjerrë nga hudhrat është një mundësi e mirë për të pasur një organizëm të shëndetshëm. Ky lëng, jo vetëm që njihet për vetitë e tij çudibërëse për largimin e shtresave dhjamore, por dhe për forcimin e sistemit imun.

Sakaq, studimet thonë se lëngu ‘çudibërës’ pastron gjakun, përmirëson aftësinë në punë, përmirëson punën e zemrës dhe ndikon te sëmundjet e femrave.

Për të përgatitur këtë pije është e nevojshme që të keni; 12 thelpi hudhre, e më pas përzieni me gjysmë litër verë të kuqe. Lëreni të qëndrojë për dy javë, më pas e kulloni dhe e zhvendosni në një shishe tjetër. Lëngun duhet ta pini tri herë në ditë nga një lugë, për një muaj rresht.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: