TIRANE – Keni provuar të konsumoni lëng selino?
Në fakt është një diuretik natyral për trupin i cili do të ndihmonte personat që vuajnë nga
– hipertensioni, dhe jo vetëm ..
– nëse keni dhimbje stomaku
-nëse keni purinat e larta në gjak (acidi urik i lartë)
-nëse jeni me diabet..
Do t’ju këshillonim të mos e ndani ketë produkt, pasi jo vetëm ka veti parandaluese, por ndihmon edhe normalizimin e tensionit (pasi ka një sasi shumë të lartë në kalium), ndihmon në normalizimin e nivelit të sheqerit pasi përmban shumë fibra dhe ndihmon në një tretje sa më të mirë shkruan Shendeti.
Mund ta përdorni :
– në formë lëngu (1 gotë në mëngjes)
– në forme lëngu, të shoqëruar dhe me përbërës të tjerë si panxhari, karotë, portokall
– në formë supash, përbërës tek sallatat tona por edhe në gatime me mish!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: