Të gjithë keni lexuar besoj për vlerat e jashtëzakonshme të lëngut të shegës. Por ajo që nuk dini, sepse është zbulimi më i fundit, është se, kur lëngu i shegës përdoret njëkohësisht me hurmat e Arabisë, ky është një kombinimi i përsosur kundër sëmundjeve të zemrës. Recetën do ta gjeni në fund të shkrimit.

Profesor Michael Aviram i Fakultetit Rappaport të Mjekësisë dhe Qendra Mjekësore Rambam në Haifa të Izraelit, kanë studiuar për vite me radhë fuqinë e kombinimit të shegës dhe hurmave të Arabisë kundër arteriosklerozës (formimi i pllakëzave dhe ngurtësimi i arterieve).

Për rreth 30 vjet, Aviram dhe ekipi i tij janë përqendruar në parandalimin e arteriosklerozës — që mund të shkaktojë infarkt të zemrës ose hemorragji cerebrale (goditje në tru). Aviram ka shkruar dhe ka botuar mbi 450 punime shkencore dhe ka qenë ndër të parët i cili identifikoi fenomenin e quajtur oksidim i kolesterolit. Më parë kam bërë një shkrim ku tregoj se në vetvete kolesteroli nuk është aq i dëmshëm sa e trumbetojnë, madje është i domosdoshëm, përderisa e prodhon vetë organizmi ynë, por OKSIDIMI I KOLESTEROLIT është shkaktari kryesor i arteriosklerozës.

Oksidimi mund të shkaktohet nga elemente që u ekspozohemi çdo ditë: tymi i duhanit dhe tymrat industrialë, bakteret, viruset, ndotja, rrezatimi, kimikatet në ushqime, detergjente, parfume etj.

Aviram studioi mbi 100 fruta, perime, pije dhe verëra, për të mësuar më shumë në lidhje me përfitimet shëndetësore të llojeve të ndryshme të antioksidantëve. Ai zbuloi se shega dhe hurmat e Arabisë e mbronin zemrën jashtëzakonisht. Por kur ato kombinohen të dyja, atëherë efekti mbrojtës i tyre bëhet mjaft i fuqishëm.

Aviram dhe ekipi i tij e dinin se antioksidantët natyrorë në shegë dhe në hurmat e Arabisë mund ta ngadalësojnë procesin e oksidimit dhe të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Sepse hurmat e Arabisë dhe shega përmbajnë lloje të ndryshme të antioksidantësh fenolikë. Por kur këto dy fruta bashkohen, ato bëhen edhe më të dobishme.

Hurmat e Arabisë përmbajnë antioksidantë fenolikë, të cilët eliminojnë radikalet e lira, duke penguar kështu oksidimin dhe duke nxitur largimin e kolesterolit nga qelizat arteriale.

Lëngu i shegës përmban antioksidantë polifenolikë, të cilët ulin stresin oksidativ në mënyrë të jashtëzakonshme.

Gjatë hulumtimeve të mëparshme, Aviram dhe ekipi i tij kishin zbuluar se lëngu i shegës aktivizon një enzimë të quajtur PARAOXONASE (PON), e cila shpërbën / tret kolesterolin e oksiduar në gjak. Kjo do të thotë se lëngu i shegës jo vetëm parandalon oksidimin, por edhe eliminon pasojat e shkaktuara nga kolesteroli i oksiduar, përfshirë arteriosklerozën.

Por prisni! Mos i hidhni bërthamat e hurmave të Arabisë!
Prova më e fundit e kryer nga Aviram dhe kolegët e tij ekzaminoi efektet e kombinimit të trefishtë: lëngu i shegës, tuli i hurmave të Arabisë dhe bërthamat e këtyre hurmave. Testet zbuluan se kombinimi i trefishtë ofronte mbrojtje maksimale.
Kur lëngu i shegës, hurmat e Arabisë dhe bërthamat e këtyre hurmave bashkohen, stresi oksidativ ulej me 33% dhe kolesteroli arterial ulej me 28%.
Që t’i siguroni këto rezultate, Aviram dhe kolegët e tij rekomandojnë një gjysmë gotë me lëng shege me 3 hurma arabie.
Për të përfituar edhe dobitë shëndetësore të bërthamave të hurmave të Arabisë, shëndeti natyral do t’ju rekomandonte bluarjen e bërthamave të hurmave të Arabisë dhe pastaj lëngu i shegës, hurmat e Arabisë dhe bërthamat e bluara të bëhen në formën e një pureje (smoothie) në blender. Përndryshe, konsumoni vetëm lëngun dhe shegës me tulin e hurmave të Arabisë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb