Ka qenë Camila Morrone femra më për tu pasur zili në Oscar 2020. Modelja argjentinase është shfaqur në fakt në rresht të parë mes Leonardo DiCaprio, me të cilin është në lidhje që prej 2017, dhe Brad Pitt.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas një numri të madh biondesh (nga Gisele Bündchen, Nina Agdal, Toni Garrn dhe Bar Refaeli), në fund aktori i famshëm duket se ka zgjedhur një brune, që e ka bërë të kapitullojë. Aktori dhe 22-vjeçarja kanë parakaluar në tapetin e kuq të ndarë, por në sallë janë ulur krah për krah njëri-tjetrit.

Leo është besnik i shprehjes ‘burrave u pëlqejnë biondet… por martohen me brune’, edhe pse një ngjashmëri me ish-et e tij Camila i ka, është shumë e re. Argjentinasja është 23 vjet më e vogël se ai, por diferenca në moshë nuk është një problem për ta. ‘Ka shumë çifte në Hollywood- dhe në botë- që funksionojnë pavarësisht diferencës së moshës. Mendoj që çdo njeri mund të dalë me kë i pëlqen’, kishte deklaruar Morrone për Los Angeles Times.

Cifti në këto vite ka dashur të mos ekspozohet shumë, por për natën e Oscar, Leo ka dashur ta ketë në krah të tij. DiCaprio ishte nominuar si aktori më i mirë protagonist për rolin e Rick Dalton në “Ishte një herë… në Hollywood”. Por statuja shkoi për Joaquin Phoenix dhe ai gëzoi për çmimin si aktori më i mirë jo protagonist që mori Brad Pitt. I pari që Brad përqafoi në skenë ishte pikërisht DiCaprio, duke shprehur kështu të gjithë dashurinë e tij në lidhje me të.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb