Lionel Mesi është mbreti i La Ligas. Ndonëse pësoi një dëmtim në fillim të sezonit, sulmuesi i Barcelonës është aktualisht golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i kampionatit spanjoll.

Deri më sot, ai ka shënuar 14 gola, një më shumë sesa Benzema, si dhe ka dhënë 8 pasime vendimtare, dy vetëm ditën e djeshme në përballjen ndaj Levantes, që u shndërruar në gola nga Ansu Fati.

Kështu, lojtari më vendimtar i kampionatit spanjoll është vetëm ai: gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”, Leo Mesi!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb