Me apo pa krizë financiare, Barcelona vijon presingun mbi Lautaro Martinez, këtë herë për të sponsorizuar transferimin e tij në “Camp Nou” mendon Leo Messi, i cili në një intervistë për “Mundo Deportivo” i thur elozhe sulmuesit të Inter: “Mendoj se është një sulmues i jashtëzakonshëm, e kamë thënë edhe më herët. Driblon shumë mirë, shënon, di të mbroj topin dhe është i fortë”, shprehet Messi duke i lëshuar edhe një thumbim klubit: “Nuk e di nëse Barcelona po negocion, të shohim se çfarë do të ndodh”.

Mundo
Mundo

Në intervistën e tij për të përditshmen spanjolle, Messi u ndal duke folur edhe për pasojat që ka sjell Covid-19 në futboll: “Kam luajtur edhe më parë me dyer të mbyllura është diçka e çuditshme. Dëshiroj të rikthehem të luaj por nuk dua të ndahem nga familja. Rreziku për tu infektuar është gjithnjë i pranishëm, mjafton të dalësh nga shtëpia. Nuk dua të mendoj gjatë për këtë, përndryshe rrezikoj të mos dal më. Të riktheheshim të stërviteshim është një hap i vogël përpara, duhet të zbatojmë protokollin për të minimizuar dëmet”, u shpreh Messi duke u ndalur në fund tek ndikimi që pandemia pritet të ketë në merkato: “Kemi drejtues të mirë të cilët po punojnë. Sigurisht që do të jetë e vështirë në këto kushte për të përmirësuar një skuadër e cila është e fortë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb