Argjentina u kualifikua për më tej në kompeticionin e Kupës së Amerikës falë fitores 2-0 ndaj Katarit dhe fakti që ata janë në raundin tjetër është gjëja më e rëndësishme për Lionel Messin. Numri 10 është i gëzuar që ende është në garë.  “Unë jam i lumtur që jam kualifikuar,” tha ai pas ndeshjes.

“Këto ndeshje janë të vështira për shkak të frikës së mos kualifikimit, kështu që është e rëndësishme që të fitoni”. Ne nuk duhet të bëjmë më gabime tani, pasi një ‘Copa America’ e re po nis tani. Ne duhet të përmirësohemi kundër Venezuelës, sepse ata janë një ekip që kanë një ide shumë të qartë për atë që po bëjnë”, shtoi Messi.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb