Leo Messi mezi pret të zbres në fushë dhe pse i vetëdijshëm se futbolli nuk do të jetë më si parë si pasoj e emergjencës që ka sjell Covid-19. Ylli argjentinas në një intervistë për “El Pais” ndalet tek mënyra se si e ka përjetuar këtë pandemi që pushtoj botën: “Mendoj se gjëja më e keqe e kësaj pandemie ishte ideja se mund të humbisje njerëzit e tu më të dashur, shpesh pa pasur mundësinë as ti përshëndesësh, kjo më duket shumë e padrejtë”.

Messi
Messi

Messi ndalet më pas duke folur për futbollin dhe ndikimin që pritet të ketë Covid-19: “Besoj se futbolli nuk do të jetë më i njëjtë, jo vetëm futbolli, por as jeta e jonë nuk do të jetë më e njëjtë”, shprehet Messi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: