Lionel Messi te Inter Miami? Duket si diçka e pamundur, por nuk është në këtë linjë mendimi Presidenti i këtij klubi të MLS amerikane, Jorge Mas, i cili ka dhënë një intervistë për mediat.

“Epo, shikoni, si David Beckham dhe unë aspirojmë të sjellim lojtarët më të mirë në botë këtu në Miami, jo vetëm për shkak të projektit që po krijojmë.Ne duam të jemi pika e referencës për futbollin në Shtetet e Bashkuara, por kur flisni për lojtarët më të mirë në botë, Leo është padyshim lojtari më i mirë në planet.

Shpresojmë se do të plotësohen kushtet që ai të jetë atje, duke luajtur me fanellën e Inter Miami në Shtetet e Bashkuara. Ne aspirojmë për këtë. Shpresoj që rrethanat të vijnë. Nuk kemi asgjë të garantuar, nuk ka marrëveshje, por unë jam një njeri shumë optimist dhe shpresoj që në të ardhmen Leo Messi të jetë pjesë e projektit tonë” – Tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: