Leonardo DiCaprio dhe Martin Scorsese janë në bisedime për realizimin e “The Devil in the White City” të Erik Larson.

Përkatësisht bëhet fjalë për një dramë kriminale të botuar në vitin 2004, e cila bazohet në ngjarje reale.

DiCaprio i bleu të drejtat e këtij filmi në vitin 2010, por projekti i tyre u pezullua kur u njoftua se libri do të adaptohej nga regjisori Todd Fields, me protagonist Keanu Reeves.

Për arsye të panjohura, Keanu hoqi dorë nga xhirimet e serialit i cili përfundimisht nuk u publikua. Burimet kanë konfirmuar se DiCaprio dhe Scorsese po punojnë për një film që prej vitesh menduan se ishte një histori që do t’i kënaqte të gjithë dashamirët e filmit.

Historia ndjek mjekun Henry H. Holmes, një sociopat dhe vrasës serial i shekullit të 19-të i cili besohet se ka vrarë rreth 200 njerëz. Ai i magjepste viktimat e tij, kryesisht vajza të reja  dhe i sillte në hotelin e tij dhe më pas i vriste për t’u shitur organet e tyre për kërkime mjekësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb