Leonardo DiCaprio ka pushtuar jo pak shtypin e huaj me vajzat që e kanë shoqëruar herë pas here në daljet e tij.

Në njëzet e katër orët e fundit ai përflitet se është në lidhje me modelen 19-vjeçare Iden Polanyi. Të dy u panë së bashku në një festë më 31 janar. Fakti që DiCaprio është 30 vite më i madh se ajo nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale.

Twitter ka shpërthyer me lajmet për lidhjen e tyre, pasi Polanyi është aq e re sa nuk kishte lindur as kur Titanic u publikua në vitin 1997.

Eden Polanyi ka 195,000 ndjekës në Instagram dhe ka një karriere të shquar në modeling. Pas publikimit të saj në lajme, ajo thuhet se ka fshirë profilin e saj në Instagram.

Të dy u panë duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit në festë, me DiCaprio të veshur me rroba casual dhe Polanyi me një kostum gri me vija.
Është e paqartë se çfarë ka ndodhur me Victoria Lamas, 23-vjeçaren e cila është parë me të pak kohë më parë dhe raportimet i donin ata të ishin në një lidhje.

Disa nga komentet në Twitter ishin: “Mund të jetë babai i saj”, “Titanic” është më i madh se ajo” thonë komentuesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb