Nëse në fillim qëndrimi i tij ishte më shumë simbolik se konkret, tani Leonardo DiCaprio ka vendosur të bëjë diçka serioze për të ndihmuara Australinë të dalë nga situata dramatike në të cilën ndodhet, për shkak të zjarreve. Ylli i Hollywood-it ka vendosur të japë 3 milion dollarë (rreth 4.5 milion dollarë australianë) për Australian Wildfire Fund.

Donacioni është njoftuar me një postim në Instagram dhe ka për qëllim të ‘asistojë në lëvizjet kundërzjarrit në New South Wales, dhe të ndihmojë banorët e zonës së goditur nga zjarret, si dhe në rikuperimin e faunës së egër dhe ekosistemit’.

Në të njëjtën kohë DiCaprio është i vetëdijshëm, që pavarësisht kontributit të tij, ky aksion nuk është i mjaftueshëm për të zgjidhur problemin dhe fton të gjithë të japin sa të mundin për të dhënë kontributin e tyre, për të rimëkëmbur këtë zonë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb