Telenovela Neymar vazhdon ende, por e ardhmja e brazilianit duket se do të marrë një drejtim sipas Leonardos. Pritet që braziliani do të largohet nga Parc des Princes këtë verë për t’u bashkuar ose me Barcelona ose me Real Madrid, edhe pse gjërat mund të mos ecin ashtu siç duket.

“Ka negociata me klube, siç e dinë të gjithë,” i tha Leonardo RMC Sport. “Por asgjë nuk ka përparuar.” Tifozët e PSG i bënë të qartë ndjenjat e tyre ndaj Neymar gjatë ndeshjes hapëse të Ligue, në të cilin ai nuk luajti pasi klubi kërkonte ta mbronte.

“Ai ka bërë gabime,” pranoi Leonardo. ” Unë po e njoh atë ndërsa ditët kalojnë dhe, sinqerisht, mendoj se ai është një djalë i mirë. “Ai është një lojtar mahnitës në fushë”, tha Leonardo.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb