Pavarësisht se kampionatin e kanë në xhep dhe se janë kualifikuar për në çerekfinalet e Champions League, e ardhmja e Tomas Tuhel duket gjithnjë e më larg Paris Sën Zhërmenit. Sipas asaj që shkruan “Foot Mercato”, Leonardo kërkon një trajner të ri për të drejtuar ekipin nga sezoni i ardhshëm.

Për drejtorin brazilian, objektivi primar është Masimiliano Alegri, ish-trajneri i Juventusit, që pas përfundimit të aventurës me bardhezinjtë mori një vit sabatik. Sipas asaj që raporton portali francez, mes PSG-së dhe përfaqësuesit të trajnerit livornez kontaktet janë vendosur dhe bisedimet kanë nisur.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb