Videoja e Dadrien Anderson, një burrë nga Teksasi, që ishte filmuar duke lëpire akulloren, që me pas e kthen në Frigorifer ka përfunduar në rrjetet sociale.

Përveç dënimit me burg, ai duhet të paguaj edhe një dënim prej njëmijë dollarëve si dhe 1.565 tjera kompanisë që prodhon atë akullore.

E gjitha ndodhi në korrik në Port Artur, rreth 150 kilometra larg Teksasit. Megjithatë Anderson dhe babai i tij më pas ishin kthyer në market, për t’ia treguar punonjësve faturën që dëshmon se e kishin blerë akulloren e lëpirë, transmeton Telegrafi.

Por pavarësisht kësaj, kompania që e prodhon këtë akullore i ka tërhequr nga tregu të gjitha akulloret, si preventivë pasi që nuk e dinte se sa tjera mund t’i ketë lëpirë ai.

Kjo i kushtoi Andersonit 1.565 dollarë, ndërsa më vonë ka pranuar se vërtetë e kishte bërë një gjë të tillë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb