Në Francë nuk kanë dyshime, Leo Mesi, do të nënshkruajë sot kontratën me gjigantët e PSG-së. Ky është lajmi i fundit që është duke qarkulluar. Sulmuesi argjentinas nuk ka udhëtuar drejt Parisit të hënën sipas parashikimeve, kjo sepse janë diskutuar detajet e fundit të operacionit.

Përfaqësues të PSG kanë takuar babain e Messit në Ibiza, larg syrit dhe vëmendjes në Barcelonë dhe Paris. Ndërkohë që sot në mbrëmje pritet të zyrtarizohet gjithçka dhe nesër paradite do të ketë një konferencë për shtyp.

Sipas L’Equipe, Messi do të firmosë kontratë 2-vjeçare me një vit opsion rinovimi dhe do të përfitojë 35 milionë euro neto në sezon. Ndërkohë, tifozë të shumtë të PSG janë në pritje në aeroport dhe në ambientet afër klubit. Përpos ndonjë surprize të minutës së fundit, tashmë është mësuar edhe numri që do të mbajë Messi te PSG.

3

Duke qenë se numri 10 mbahet nga Neymar, Messi do të pëlqente një mes 30 dhe 19, që i ka mbajtur te Barcelona. Flitet se braziliani do t’i ofronte numrin 10, por argjentinasi nuk do ta pranonte, njëkohësisht edhe klubi do të humbte shumë, pasi bluzat e Nemar me numrin 10 kanë dalë në shitje. Mendohet që Messi të zgjedhë numrin 19, pasi 30 është për portierët në Francë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb