Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi kanë inspektuar rrugën e re turistike të Salarisë.

Teksa inspektonin rrugës, Rama thotë me ironi për Peçin se ka shumë që thonë që s’janë bërë rrugë fshati, ndërkohë që kryebashkiaku i rikthehet duke thëë ‘’Këto ça janë?’’.

Nga ana tjetër Rama e sqaron duke thënë se Tërmet Peçi është i fitoreve, por duhet të bëjë edhe publicitet për punët që bëhen.

BISEDA RAMA-PEÇI

EDI RAMA: Ore shiko se ka shumë që thonë s’keni bërë rrugë fshati

TËRMET PEÇI: Këto ça janë

EDI RAMA: Po mirë mo lëri këto tani. Ti bën fitore publicitare, po nuk bën kështu publicitet për punët. Je i fitoreve, nuk je i asaj reklamimit të stërvitjes së përditshme.

EDI RAMA: Do e mësojnë mirë në 3-4 vitet e ardhshme që Tepelena nga një xhep fallco, që të gjithë i kalonin anash, dhe askush s’ndalonte aty përveç atyre që iknin masivisht ose atyre që ktheheshin për ndonjë moment në vendin e të kaluarës së tyre. Ndërsa tani një aset kombëtar, Kalaja që ishte mbuluar nga ferrat e pisllëku. Sot është kthyer në epiqendrën e një harte turistike ku përfshihet Gjirokastra, Vlora e Himara. Ishte kthyer në mallkim ata që banonin këtu se s’kishin asgjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb