Deputeti i Kuvendit, Halit Valteri që këtë verë ka qenë mjaft aktiv sa i përket punës për krijimin e një partie tjetër opozitare, të prezantuar prej tij e një grupi deputetësh të opozitës parlamentare, i habit të gjithë.

Nuk dimë nëse deputeti ka dashur të tregojë se sa humor ka, por në rrjetet sociale ai shfaqet me dy video, pak para se Kuvendi të nisë zyrtarisht punën.

Ai me sa duket nuk i ka rezistuar dot aplikacionit Tik-Tok, ku duket në një video me dy bërxolla në dorë, ndërsa në tjetrën me një akullore.

Ajo që të habit është fjalori i përdorur prej tij ku teksa lëpin akulloren thotë: “Lëri llafet, t’i biem shkurt, a do e lëpish apo jo, nuk jam duke lut b* tënde lëpije, lëpije gjithë ditën”,- thotë ai

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb