Në Cape Carnaval të Florida u lëshua raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë Albania 1 dhe Albania 2.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë një video nga momenti kur satelitët lëshohen në hapësirë.

“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb