Është liruar nga qelia ish-Drejtori i SHK në Sarandë Andri Dhima. Gjyqtari Fatmir Ndreu ndryshoi masën e sigurisë për të, nga “arrest me burg” në “arrest në shtëpi”.

Seanca u zhvillua në orën 12:30 në Gjykatën e Sarandës pas kërkesës së Dhimës për ndryshim mase sigurimi, e cila ishte hedhur në short në 19 maj.

Kujtojmë se Dhima u arrestua më 24 mars pas urdhër-arrestit të lëshuar nga prokuroria e Sarandës, për “shpërdorim detyre”. Prej asaj date, në qelitë e paraburgimit të Sarandës janë arrestuar ish-zyrtarët e ASHK, Saimir Braho, Erliton Ymeri dhe Vasil Lagno, ndërsa në kërkim është shpallur ish-drejtoresha Kozeta Stetha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb