TIRANE

“Lëshoja Zanin”, është albumi më i ri i publikuar nga Ylli Limani. Albumi është një “EP” i cili përbehet nga pesë këngë të cilat janë: “Gënjeshtare”, “Qaj”, “Vonë”, “Çka Nëse” si dhe “Lëshoja Zanin”.

Kësaj here Limani erdhi me këngë solo dhe siç ka zbuluar më herët, frymëzimin e ka marrë nga një histori e shkuar dashurie. Ai, me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, njoftoi se do të publikojë një minialbum apo EP, një album që e ka shkruar me një frymë, pasi është lënduar shumë nga një vajzë misterioze, me të cilën pati një histori të shkurtër.

Me një shkrim në postimin e tij në “Instagram”, ai falënderon shoqërinë dhe familjen e tij për përkrahjen e madhe. Gjithashtu, zbuloi se ky album i dedikohet një vajze, me të cilin ka qenë i lidhur për pak kohë dhe ajo e frymëzoi për të gjitha këngët”.

Kujtojmë se projekti i fundit i Yllit është bashkëpunimi me Ermal Fejzullahin, i cili po ashtu është pritur mjaft mirë nga publiku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb