Forca Ajrore Indiane ka deklaruar se qeveria ka shkarkuar tre oficerë, pasi kanë gjuajtur aksidentalisht me një raketë në Pakistan në mars, një incident që dy rivalët e trajtuan me qetësi pasi nuk pati viktima.

Ekspertët ushtarakë kanë paralajmëruar në të kaluarën për rrezikun e aksidenteve ose llogaritjet e gabuara nga fqinjët, të cilët kanë zhvilluar tre luftëra dhe janë përfshirë në përleshje të shumta të armatosura, zakonisht mbi territorin e të Kashmirit.

Raketa BrahMos, një raketë lundrimi me aftësi bërthamore, e zhvilluar bashkërisht nga Rusia dhe India, u lëshua më 9 mars, duke bërë që Pakistani të kërkonte përgjigje nga Nju Delhi mbi mekanizmat e sigurisë në vend për të parandaluar lëshimet aksidentale.

Sipas Shoqatës së Kontrollit të Armëve me bazë në SHBA, rrezja e veprimit të raketës BrahMos është mes 300 kilometra dhe 500 kilometra, duke e bërë atë të aftë të godasë kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad nga një platformë lëshimi indiane veriore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: