Brenda pak ditësh, Arsenal pësoi dy humbje të rënda, në Premier League ku lëshuan kreun dhe në Champions League ku u eliminuan nga Bayern Munich në fazën çerekfinale. Pavarësisht kësaj ecurie jo pozitive, Arteta kërkon të ri ngrihet, në një kohë kur janë ende në garë për titullin në Angli, fundja janë vetëm dy pikë larg Man.City:

“Si eksperiencë nuk ishte më e mira e mundshme. Në humbje në kampionat dhe një në Champions nuk janë maksimumi, por jam totalisht i përqendruar në 6 sfidat e fundit. Jemi një fitore larg Man.City, në do të provojmë t’i fitojmë të gjithë ndeshjet, më pas të shohim”, u shpreh Arteta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: