Policia e Klosit, ka proceduar penalisht, kyreinspektorin e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Klos, si dhe dy ish-punonjës të këtij institucioni, pasi dyshohet se kanë dhënë leje ndërtimi në mënyrë të kundraligjshme.

Në njoftimin zyrtar të Policisë, thuhet se shtetasi M. V, 32-vjeç, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Klos, F.S., 39 vjeç, ish-Kryeinspektor dhe K. D., 28 vjeç, ish-Inspektor, pranë Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Klos.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme

Njoftimi i plotë i Policisë:
Klos/Mat
Lejuan që të kryenin ndërtime të kundërligjshme, procedohet penalisht Kryeinspektori dhe 2 ish-punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Dibër, referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, dhe filloi procedimi penal ndaj shtetasve:
M.V., 32 vjeç, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Klos.
F.S., 39 vjeç, ish-Kryeinspektor dhe K. D., 28 vjeç, ish-Inspektor, pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Klos.

Procedimi penal ndaj tyre ka nisur pasi dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi duke mos kryer detyrat e tyre funksionale për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme, kanë lejuar që të kryhen ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Klos.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i janë referuar Prokurorisë
për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: