TIRANË- Deputetja Valentina Leskaj, njëherësh nënkryetare e Kuvendit i ka dërguar sot një letër kreut të këtij institucioni, Ilir Metës ku kërkon që mandati i saj të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, ashtu siç kërkon opozita.

Burime nga Kuvendi konfirmojnë ekzistencën e kësaj letre për News 24. Bëhet me dije se ajo është dërguar sot, para nisjes së seancës plenare.

Pikërisht mandati i zonjës Leskaj dhe deputetit tjetër të PS-së Rakip Suli është kushti që opozita ka vënë për rikthimin në Kuvend.

Në një deklaratë për mediat, deputetja Valentina Leskaj tha se letra që ajo i ka dërguar kryetarit të Kuvendit për dërgimin e mandatit të saj në Kushtues,e është pjesë e filozofisë, moralit dhe integritetit të saj.

“Letra është publike. I kam kërkuar kryetarit të parlamentit që pretendimet e PD të çohen në Gjykatën Kushtetuese. Keni nisur një çështje i kam thënë PD-së, ju inkurajoj ta çoni deri në fund, çojeni në Gjykatën Kushtetuese. Ata nuk kanë kurajo ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese. Meqë ata nuk patën kurajon ta çonin, i jam drejtuar me një letër kryetarit të parlamentit që të nisë në Gjykatën Kushtetuese pretendimin e PD-së për të cilin jam i sigurt që gjykata do të marrë vendim në përputhje me ligjin dhe standardet që ka”- deklaroi Leskaj.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: