ITALI – Mediat italiane shkruajnë se shoqëria Aeroclub e Savonës dhe e Riviera di Ponente, ndodhen përpara një situate paradoksale që nga e enjtja e kaluar, kur avioni i tyre Piper Pa-32 Saratoga me vlerë rreth 500 mijë euro, ra në Ishëm, jo shumë larg nga Durrësi.

Këtë mëngjes Shoqëria, një nga më prestigjiozet në nivel kombëtar (Itali), i ka shkruar një e-mail Ambasadës Italiane në Tiranë, për të marrë informacion mbi avionin e sekuestruar.

“Të vetmet informacione që kemi marrë deri më tani, – thotë presidenti i Shoqërisë, Mauro Zunino, – kanë qenë ato që kemi lexuar në gazeta dhe që kemi parë në televizione. Asnjë informacion zyrtar nuk ka ardhur nga autoritetet diplomatike dhe forcat e policisë. E gjithë kjo duket e çuditshme për shkak se në avion ndodhet dokumentacioni për pronësinë e avionit, sipas të cilit avioni i përket klubit tonë, pasi u dhurua nga Sergio Borea. Aeroplani pritej të shkonte në Panero të premten pasdite, por në vend që të shkonte atje ai u sekuestrua”.

Avioni ‘Piper Pa-32 Saratoga’ që ngeci në grykëderdhjen e Ishmit, drejtohej nga piloti italian Guido Andrea Guidi, i cili sipas burimeve të pakonfirmuara thuhet se kishte pranuar një kontratë prej 20 mijë euro për të transportuar 200 kg marijuanë.

media italiane foto sakte
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb