HIMARE

Nga Himara, ku vijon takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje letrës së dërguar nga presidenti i republikës, Ilir Meta mbrëmjen e të enjtes.

“Më kishte cuar edhe një letër mbrëmë, një letër dashurie që cuditërish e coi pasi u dogj. Dashuri me kod, reflekto se e shiko ca po ndodh dhe kujtonte dhe Ramiz Alinë që shtyu zgjedhjet. Po ai i shtyu se ishte gjithë shqiptaria e ngritur për të ndryshuar sistemin, sepse kshu si erdhi puna sot, që edhe bujar nishani krahasuar me baba xhikën na dukej si xhefersoni edhe rami zalia na del burr shteti. Po këtu cili popull është ngritur që kërkon shtyrjen? I atyre që hedh gurin e fsheh dorën apo i atyre që morën më qafë punonjësit e bashkisë? “ u shpreh Rama ndërsa sulmoi më tej ashpër kryebashkiakun Hila.

“Burra me dhjetra në pranga për Zef Hilën, që vetëm burrë nuk quhet me atë që bëri dje, e meriton përbuzjen qytetare. Pra, ne organizuam me policinë sulmin mbi policinë, me kë tallen këta. Kanë 30 vjet që e dinë këtë popull për budalla, po 30 qershori është dita e ndëshkimit të kësaj politike maskaradë. “ vijoi më tej Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb