SARANDË

Një 26-vjeçar nga Saranda ka denoncuar në Komisariatin e policisë një kërcënim në adresë të tij.

Sipas të dhënave nga policia, i riu me iniciale L. SH., 26 vjeç ka deklaruar për blutë se poshtë banesës ka gjetur një zarf, brenda të cilit kishte një letër kërcënuese dhe një plumb.

“Po dilja për në punë në mëngjes, kur poshtë shtëpisë gjeta zarfin”, ka thënë 26-vjeçari. Policia ka nisur hetimet për veprat penale “kanosje” dhe “mbajtje pa leje të municionit luftarak”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb