Në një letër dërguar ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahirit, komisionieri i BE­së për Punët e Brendshme, Dimitri Avramopulos vlerëson luftën e Shqipërisë kundër kultivimit të kanabisit.

Dimitri Avramopulos inkurajon autoritetet shqiptare dhe thotë se mbështetja e BE­së do të vazhdojë, siç ka qenë deri tani për ngritjen e kapaciteteve për hetime dinamike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftë kundër trafikut të drogës.

Në muajin mars, shkruan Avramopulos, në mbledhjen e Komisionit për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme përshëndeten operacionet e suksesshme të policisë në bashkëpunim me autoritetet e zbatimit të ligjit të shteteve anëtare të BE­së në luftë kundër trafikut dhe prodhimit.

“Këto hapa dhe rezultate pozitive duhet të shoqërohen me veprime parandaluese të fuqishme dhe procese gjyqësore efektive. Komisioni inkurajoi autoritetet shqiptare që të zgjerojnë sistematikisht hetimet e asetve financiare të organizatave kriminale, dhe t’i shfrytëzojnë më shumë asetet e sekuestruara dhe dënimet parandaluese. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë në luftë kundër kultivimit të kanabisit dhe unë ministër, i përshëndes personalisht përpjekjet që keni ndërmarrë në këtë fushë, ato
të personelit të zbatimit të ligjit dhe Guardia di Financas italiane. Rezultatet e veprimeve tuaja do ju japin të drejtë”, thuhet në letrën e Komisionerit Avramopulos.

Avramopulos e mbyll letrën duke inkurajuar autoritetet shqiptare që të vazhdojnë me vrull betejën më të madhe kundër krimit të organizuar, përfshi atë përmes reformës së drejtësisë. Asetet që keni mbledhur gjatë kësaj lufte do të ndihmojnë të financoni përpjekjet tuaja, përfundon letra e Avramopulos. (Top Channel)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: