TIRANE- Ministria e Punëve të Brendshme njofton gjithë shtetasit e interesuar për t’u pajisur me letërnjoftim apo pasaportë biometrike, se përgjatë datës 31 dhjetor 2014, të mërkurën, Zyrat e Aplikimit pranë Njësive të Pushtetit Vendor për dokumenta identiteti në Shqipëri dhe përfaqësitë tona diplomatike jashtë vendit, (letërnjoftime dhe pasaporta biometrike), nuk do të mund të presin aplikime të reja.

Gjithashtu, në 31 dhjetor 2014, nuk do të kryhet as shpërndarja e dokumentave të identitetit të prodhuara deri atë ditë, pranë Komisariateve të Policisë.

Shkak për këtë pezullim të përkohshëm, është procesi vjetor i mirëmbajtjes dhe inventarizimit të sistemit, nga kompania Aleat sh.p.k, që prodhon dokumentat identifikues.

Ky proces inventarizimi dhe mirëmbajtjeje zgjat për 24 orë, ndërsa në vazhdim do të vijojë normalisht procesi i pajisjes së shtetasve me dokumenta.

Kjo praktikë e mbylljes për një ditë të shërbimit për qytetarët është e përvitshme, duke i dhënë mundësi kompanisë Aleat sh.p.k të kryejë inventarizimin e sistemit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb