Roza e ndezur është një nga ngjyrat e sezonit. E pamë në pasarelë, në një mori tapetesh të kuq dhe madje edhe në Eurovision. Fashionistja e famshme botërore, Mbretëresha Letizia e Spanjës vazhdon të ndjekë edhe këtë trend. Megjithatë, veshja e saj e fundit ka ngjallur shumë polemika… por jo vetëm për nuancën e veshjes.

E ftuar nderi në Valencia për ngjarjen përkujtimore të Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Letizia e Spanjës u shfaq e veshur me një fustan fuchsia Cayro Woman. Fustani i gjatë, ka një grykë të rrumbullakët dhe mëngë të gjata tullumbace. Detaji që ka ngjallur kritika megjithatë është te barku. Falë detajeve të prera me vrimë qendrore, barku në fakt lihet pjesërisht i pambuluar.

Kritikat

Fotografët e pranishëm për këtë rast kanë fokusuar menjëherë barku i skalitur të Letizias së Spanjës. Por shumë po pyesin nëse një veshje e tillë është e përshtatshme për një personazh të tillë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në rrjetet sociale nuk vonuan komentet: Nuk është i përshtatshëm për një takim institucional, Ka një mbulim të ngjashëm por e përdorshëm për në plazh, çfarë tmerri! Perfundimisht jo mbretërore, Shije e keqe! Kjo do të ishte një mbretëreshë? Për herë të parë pati kritika që u përqendruan edhe në qasjen me kosto të ulët të veshjeve te saj, e cila zakonisht vlerësohet shumë. Në fakt, fustani kushton vetëm 61.90 euro, por kritikuesit argumentojnë se “ajo mund të kishte shpenzuar pak më shumë dhe të zgjidhte një fustan të denjë për një mbretëreshë”.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb