Stuhi të fuqishme në Balltik lanë dhjetëra mijëra shtëpi në rajon pa energji elektrike.

Dje në mbrëmje, era e fuqishme që arriti deri në 27 metra në sekondë, dëmtoi shtylla elektrike dhe çrrënjosi pemë.

Sipas siguruesit kombëtar të energjisë, kishte më shumë se 50 000 shtëpi pa energji elektrike.

Gjithashtu sipas medieve lokale, në Letoni kishte 17 000 shtëpi të tjera pa energji elektrike.

Transporti përgjatë bregdetit të detit Balltik u ndërpre.

Në zonat pranë bregdetit u thirrën zjarrfikëse për shkak të rrëzimit të pemëve mbi makinat e parkuara dhe rrugët e bllokuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb