Letonia i ka dhuruar Shqipërisë 30 mijë doza të vaksinës AstraZeneca.

Lajmi është konfirmuar nëpërmjet një statusi në rrjete sociale të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Në njoftim thuhet se vaksina cilësohet si çelësi për të mbrojtur popullatën e për të frenuar përhapjen, ndërsa shtohet se BE do e ndihmojë Shqipërinë në luftën ndaj pandemisë.

Postimi i Delegacionit të BE:

#TeamEurope në veprim! #Shqipëria mori sot 30 mijë doza AstraZeneca të vaksinës anti-Covid19 – dhuratë nga Qeveria e Letonisë me transport të mundësuar nga #BE . Vaksinimi është çelësi për të mbrojtur popullatën dhe për të ndaluar përhapjen e virusit. BE do të vazhdojë ta ndihmojë Shqipërinë të mposhtë pandeminë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb