RIGA– Letonia, e shqetësuar që prej aneksimit të Krimesë nga Rusia, do të blejë vitin e ardhshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës raketa tokë-ajër me rreze të shkurtër veprimi, tip ”Stinger”, bëhet sot e ditur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë letoneze.

”Vendimi i blerjes së sistemit ‘Stinger’ është marrë tashmë. Nuk mund të paraqes për momentin as vlerën e përgjithshme, as numrin e raketave që do të blihen, pasi kjo do të varet nga vendimet e lidhura me buxhetin e vitit të ardhshëm”, u shpreh gjenerali Raimonds Graube për televizionin publik letonez, LTV.

”Nëse gjithçka do të ecë sipas planit, ne do të bien dakort në lidhje me detajet teknike vitin e ardhshëm, pasi nuk bëhet fjalë për një blerje të thjeshtë, mjaft aspekte teknike dhe taktike janë vënë në shqyrtim”, saktësoi ai.

Blerja e raketave u vendos gjatë vizitës së fundit të gjeneralit Graube në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: