Qeveria e Letonisë vendosi të mbyllë një nga dy pikat e saj të kalimit kufitar me Bjellorusinë.

Ky vendim erdhi pasi kryeministri letonez akuzoi Minskun se përdor përsëri emigrantët e paligjshëm si një “kërcënim hibrid” për të minuar sigurinë e shtetit baltik.

Në vitin 2021, Letonia, Polonia dhe Lituania u përballën me një krizë emigracioni kur mijëra njerëz, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika, filluan të kalonin nga Bjellorusia. Të tre vendet, të gjitha anëtarë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, përfundimisht iu drejtuan kthimit të emigrantëve, një politikë që mbetet në fuqi.

Pesëdhjetë oficerë janë vënë në dispozicion për të ruajtur pikën kufitare me Bjellorusinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: