TIRANE-Analisti i njohur Fatos Lubonja ka komentuar 120 pyetjet e ngritura nga deputeti Ben Blushi në një shkrim të djeshëm në gazetën “Panorama”.

Në këndin e tij në Agon Channel ai shprehet se vendi ka nevojë për krijimin e një lëvizje të re e cila ose duhet ti marrë pushtetin kësaj klase politike, ose të imponojë ndryshime radikale.

“Duhet të lindë një lëvizje e re cila duhet të ketë dy karakteristika. Karakteristika e parë është që të jetë kundër të gjithë klasës politike që ka sjellë te ky funeral i shpresës. E dyta, duhet të jetë një lëvizje e majtë. Siç bie në sy gjithë problemi i madh është i shtresave të papërfaqësuara, i të varfërve në përgjithësi. Lëvizjet e majta janë ato që kanë përfaqësuar këto interesa. Kjo lëvizje mund të bëjë 2 gjëra: ose tu marrë pushtetin këtyre partive ose me forcën e saj të mund të imponojë ndryshime radikale”, shprehet Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb