Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas letrës që kryeministrja serbe Ana Brnabiç i dërgoi Edi Ramës, duke kërkuar që të rishikojnë njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

Haradinaj, në një intervistë për RTV21, deklaroi se ndihen të ofenduar nga letra e kryeministres serbe dhe mos veprimi i Evropës, pasi sipas tij nuk pati as edhe një deklaratë nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian për këtë çështje.

“Ne na thuhet “mos veproni”, ndërsa nuk po disiplinohet Serbia. Federica Mogherini, as Johannes Hahn, as Jean Claude Juncker, as Donald Tusk e as Cecilia Malmstrom nuk janë lajmëruar për t’i thënë Serbisë se ajo letër nuk është në frymën e stabilizimit të Ballkanit. Ku është Evropa, ku janë ata që nuk reagojnë ndaj Serbisë. Ka shkuar koha kur ne kemi dëgjuar secilin çka na thotë. E vetmja mënyrë e përmbylljes së paqes Kosovë – Serbi, e vetmja mënyrë është pranimi i të drejtës së Kosovës”, tha Haradinaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb