Është shitur të martën në Jeruzalem për një shumë mbi 100 mijë euro një letër e shkruar nga fizikanti dhe shkencëtari legjendar Albert Ajnshtajn, si pjesë e dokumenteve që i kishin shpëtuar kohërave.

Letra është shkruar në një periudhe të veçantë të jetës së gjermanit. Ajnshtain në atë kohë (1928) ishte pranë një zbulimi të madh shkencor për shekullin që lamë pas dhe njëkohësisht i dashuruar me një studente italiane 20 vite më të vogël se ai.

Letra e dashurisë i ishte shkruar Elisabetta Piccini, një studente e cila jetonte një kat më poshtë motrës së fizikantit.

Gjatë një vizite në qytet ai ishte shumë i interesuar ta takonte italianen, por studentja ishte shumë e turpshme dhe kishte droje të takonte një njeri më famën e tij.

Në shënim ai shkruante:
111
“Për studiuesen shkencore, në këmbët e së cilës fjeta dhe u ula për dy ditë të tëra, si një suvenir miqësor.”

Gjithashtu në atë letër përmendej një shprehje e tij:
2222
“Një jetë e qetë dhe modeste sjell më shumë lumturi sesa një përpjekje e suksesshme e kombinuar me shqetësim të vazhdueshëm.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb