Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka rikthyer në vëmendje në emisionin ‘Open’ një përgjigje të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, pas letrës së presidentit Meta, ku thuhej se Shqipëria është më e përgatitur se kurrë për t’u përballur me emergjenca.

“Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes me vëmendje maksimale ndaj fatkeqësive natyrore, më të përgatitur se kurrë në këto 30 vite për t’u përballur me emergjenca, kapacitetet tona reaguese janë sot shumë më të mëdha dhe profesionalizëm i jashtëzakonshëm, koordinimi institucional shumë më efikas se ç’ka qenë ndonjëherë”, thotë Olta Xhaçka pas letrës së Presidentit. Dhe më 21 shtator i ra tërmeti i parë, më 26 nëntor i ra tërmeti i dytë. Po këto të 21 shtatorit ndoshta nuk i di Olta se ka qenë në Amerikë për të lindur fëmijën edhe mund ta ketë harruar. Dhe ndërkohë shqiptarët ishin atje te pallati në Thumanë”, tha Kryemadhi.

Kujtojmë se Meta pak kohë më parë i dërgoi një letër Ministrisë së Mbrojtjes, ku i kërkohej marrja e masave për gjendje të fatkeqësive natyrore, si tërmeti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb