TIRANE

Përmes një postimi në twitter Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratave të bëra sot nga kreu i shtetit për mediat në Durrës.

“Baba Xhikja i paska kërkuar OSBE të bëhet arbitër mes paleve! Në fakt me atë letër ai paska pranuar thjesht që nuk është më as mbi palët, as mes paleve po thjesht udhëheqësi i njërës palë. Dmth s’është më President! Kurse letra mbetet si të tjerat: Export-Import Kafeje Qamili shpk” shkruan Spiropali në “Twitter”.

Presidenti Meta bëri sot të ditur nga Durrësit, se ka formalizuar letrën drejtuar OSBE për të negociuar me forcat politike në vend për arritjen e një zgjidhje sa më të shpejtë në ditët që vijnë, me qëllim zgjidhjen e krizës politike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb