TIRANE- Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas letrës së OSBE drejtuar kryeministrit Edi Rama, pas paralajmërimeve të këtij të fundit për regjistrimin e portaleve on line, ose në të kundërt rrezikojnë mbylljen.

Përmes një reagimi në Facebook, Manjani thotë me ironi se OSBE qenka gjallë dhe po i kërkon hesap kryeministrit.

“Gjallë qenka OSBE. Por ajo në Vienë se kjo në Tiranë s’nuk…! I paska kërkuar hesap Kryeministrit…”- thotë Manjani, ndërsa ka publikuar edhe letrën e OSBE.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, në një letër drejtuar kryeministrit Rama shprehu shqetësimin në lidhje me këtë çështje, ndërsa shkruan se nisma mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb