TIRANE- E konsideruar si një nga familjet “mafioze” në Elbasan, familja Çapja që gjatë viteve ka përjetuar shumë vuajtje për shkak se shumë pjesëtare të këtij fisi janë vrarë me anë të një letre publike ka një apel të fortë.

Duke iu drejtuar mediave që shkruajnë për ta, sidomos pas ngjarjes së 18 shtatorit në Elbasan familja Çapja ka kërkuar sot të mos shtrembërohet e vërteta. Në apelin e tyre ata kërkojnë që mediat të mbajnë përgjegjësi për ato që botojnë.

LETRA E PLOTË
Familja Çapja
Të nderuar zonja dhe zotërinj të mediave. Në emër të familjes Ardjan Ermira Çapja dhe të ligjit. Ju kërkojmë të mos spekulloni me të vërtetën dhe lajmin.

Në të kaluarën familja jonëka vuajtur shtrembërime të së vërtetës. Ka ardhur koha që mediat të marrin përgjegjësinë e së vërtetës.

Me respekt Ardjan dhe Ermira Çapja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb