TIRANE- Pas letrës që kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho, i dërgoi krerëve të shtetit shqiptar me pretendimin se familjarëve të Kastriot Ismailaj po u bëhet presion në mënyrë që biznesmeni të dëshmojë kundër Ilir Metës në gjyqin mes DIA­s dhe OSHEE, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet.

Aktualisht, me verifikimin e kësaj shkrese është ngarkuar prokurorja Antoneta Sevdari. Kjo për faktin se prokurorja në fjalë është e ngarkuar edhe ndaj procesit gjyqësor të Ismailajt.

Burime nga Prokuroria pohojnë se verifikimet kanë nisur për të parë nëse letra e deputetit të LSI­së përmban elementë të veprës penale.

Më herët, deputeti Spartak Braho i shprehu Presidentit të Republikës, Kryeministrit, ministrit të Drejtësisë, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtorit të SHISH, shqetësimin për një skenar që sipas tij mund të destabilizojë vendin.

Sipas letrës së tij, persona të veçantë po ushtrojnë presion mbi familjarët e të arrestuarit për aferën e CEZ, Kastriot Ismailaj, për të provokuar përfshirjen e sajuar të Ilir Metës në këtë skandal.

Deputeti i LSI­-së akuzon se pjesë e këtij skenari destabilizues janë ish­ministri i Energjitikes, Dritan Prifti dhe ish-deputeti socialist Tom Doshi.

Ndërkohë, për këtë çështje një ditë më parë reagoi edhe bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, Vojsava.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: