BRUKSEL

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nga Brukseli ka komentuar edhe letrën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Thaçi tha se letra e tij mund të krahasohet me kërcënimin e ish presidentit amerikan, George H.W Bush për Millosheviç, në vitet e luftës me Kosovën.

“Mendoj se mesazhi i presidentit Trump, është mesazhi i SHBA për qytetarët e Kosovës në mënyrë që të mbyllim këtë proces të rëndësishëm në njohje reciproke.

Mund të krahasohet edhe me mesazhe që i ka dhënë Bush i vjetri, i cili ka kërcënuar  Milloshevic. Është një qëndrim shumë i qartë me mbështetje unike dhe refklekton se SHBA do të jetë pranë nesh dhe me mbështetje të plotë”, u shpreh ai.

Letra E Trump

 (BalkanWeb)

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb