Turku Selami Simsek, i dënuar me 18 muaj burg për akuzën “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, i njohur edhe si mbështetës i Fetullah Gylen i frikësohet ndonjë dëbimi të mundshëm në vendin e origjinës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Përmes një letre të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”, avokati i tij i kërkon Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit të mos e dëbojnë në Turqi, ku i rrezikohet jeta, derisa shteti shqiptar t’i kthejë përgjigje kërkesës së tij për azil.

Simsek u arrestua në aeroportin e Rinasit së bashku me mësuesin turk, Harun Çelik, pasi do të udhëtonin drejt Torontos, me vizë kanadaze të falsifikuar. Mësuesi “gylenist”, Harun Çelik, u dëbua me forcë nga autoritetet shqiptare.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb