Në deklaratën për mediat bërë nga kryesia e Kuvendit, deputeti Taulant Balla ka publikuar ndër të tjera letrën e dorëheqjes, që nënkomisar Emiljano Nuhu, u kishte drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, dhe për dijeni presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe kryeprokurores Marku. Në letrën e cila mban datën 14 shtator 2018, dhe që mban firmën e nënkomisar Emiljano Nuhu, ky i fundit kërkon lirimin nga detyra, pas kërcinimeve sipas tij, nga persona të veshur me pushtet. Në letër ai ka ndërtuar skenarin e porositjes së vrasjes së tij nga deputeti Rrahman Rraja, nëpërmjet Durim Bamit.

‘Më datë 12.09.2018, kam marrë informacion nga rrjeti im sekret që deputeti Z.Rrahman Rraja, ka kontaktuar me shtetasin Durim Bami dhe i ka kërkuar që të më ekzekutojë, pasi unë po i hapja shumë probleme dhe po e dëmtoja politikisht deputetin. Ai është shprehur që me kaq probleme që më ka hapur oficeri Emiljani Nuhu, unë nuk shkoj dot në Parlament. Shtetasi Durim Bami e ka marrë përsipër ekzekutimin tim. I gjetur në kushte të tilla, i lënë në dorën e fatit nga shteti u largova menjëherë dhe për sigurinë time dhe të familjes kërkoj të lirohem nga Policia e Shtetit” shkruan Nuhu në letrën drejtuar e tij të dorëheqjës

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb