SHIJAK

Partia Demokratike, dega Shijak i ka dërguar sot një letër KZAZ dhe kryetarit të bashkisë, përmes së cilës kërkon zbatimin e dekretit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Mes tjerash në letrën dërguar KZAZ-së, Partia Demokratike e degës së Shijakut bën thirrje që të ndalet  menjëherë procesi zgjedhor.

“Ndalni procesin zgjedhor, zbatoni dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve me 30 qershor”-thuhet mes tjerash thuhet mes tjerash në letër.

Gjithashtu kjo kërkesë është bërë edhe nga ana e bashkive të djathta, të cilat kanë kërkuar, që të zbatohet dekreti i Kreut të Shtetit dhe të ndalohet procesi zgjedhor në bashkitë përkatëse.

65001884 2200782616700940 8315415241810771968 N
65001884 2200782616700940 8315415241810771968 N

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb