TIRANE- Ka shumë gjasa që kapiteni i kombëtares, Lorik Cana t’i thotë lamtumirë futbollit e këtë gjë e kanë nuhatur edhe tifozët e kuqezinjve.

Letra prekëse e një tifozi është publikuar sot në “SuperSport”. Me anë të kësaj letre ai shpreh mirënjohjen për Canën jo vetëm për artë që ka dhënë në fushën e lojës.

LETRA E PLOTË E TIFOZIT
Edhe pse e di që nuk ke për ta lexuar kurrë, dërgimi i kësaj letre në këtë adresë gjithsesi më duket si një fare çlirimi Nuk munda ta besoj, ishte dyfish më e hidhur sesa eliminimi teksa mora vesh lajmin se ti do të largohesh nga kombëtarja. Nuk e di, jam thjesht pa fjalë dhe pse e dija fare mirë që kjo mund të ndodhte tani, por shpresoja shumë që të shtyhej të paktën dhe për një edicion tjetër. Jam rritur me videot dhe ndeshjet e tua Lorik. Gjithmonë kur isha më i vogël dhe kërkoja për ndonjë prej lojtarëve shqiptarë në Youtube i vetmi opsion ishte emri Lorik Cana. Kërkoja dhe gjeja pafundësisht video për ndërhyrjet e tua thuajse spektakolare dhe për grintën tënde duke më bërë mjaftueshëm krenar për kombësinë time. Nëse Cana i ri do i përkiste kësaj periudhe do të ishe si Thiago Silva e jam i bindur që kartoni yt do të vlente më shumë sesa 50 mln euro. Sa e sa ndeshje të Lacios të ndjekura, thuajse çdo ndeshje të kampionatit italian dhe pse kam zero interes për atë si klub vetëm për të parë paraqitjet e tua e për t’u krenuar me to. Dhe tani që mendoj që do të largohesh nga ne më duket sikur po marr vesh lajmin se kombëtarja shqiptare do të përjashtohet për disa vite nga aktivitetet futbollistike. Po, po është e vërtetë që e ke marrë kombëtaren nga një gjendje thuajse amatore ku ishim nga vendi i 90 në FIFA dhe diçka më lart në UEFA dhe po ikën tani duke na lënë të 18 e Europës. Na ke lënë në duar të sigurta kapiten, por jo në njeriun udhëheqës të ekipit. Atë nuk e kemi ende.

Nuk e kemi pasi në të kundërt kur ti mungoje ndaj Francës, tifozat nuk do të jepnin 100 alternativa për mbajtjen e shiritit por siç ndodhte më parë emri do të ishte një dhe i vetëm. Më vjen kaq keq që luftove një karrierë të gjithë për këtë ditë përfaqësimi në Europian
duke refuzuar kombëtare aq të mëdha për një kombëtare fare të vogël, modeste dhe në fund kur mrekullia ndodhi, ti luajte vetëm 35 minuta. Sa i paparashikueshëm dhe i padrejtë që është ky fati. Megjithatë ti zgjodhe të ishe një luan në pyllin tonë dhe jo një dele në kopenë e të tjerëve. Nga sot e tutje nuk do ta kemi më një udhëheqës në kombëtare. Nuk e di, nuk e imagjinoj dot këtë kombëtare pa emrin e Canës, pa ato ndërhyrjet që vetëm ti di ti bësh, pa atë entuziazmin tënd që vetëm duke të parë karikon gjithë tifozerinë shqiptare. Ndoshta për aftësitë e tua ka pasur kohë, vitet e fundit që ishte
lehtësisht i zevendësueshëm në ekip kombëtar pasi dhe vitet bëjnë të tyren dhe prurjet fatmirësisht janë të shumta por vetëm fakti që ti Ronaldos, Berhamit dhe Zhirusë Kapiteni Cana, i lumtur edhe me sakrificën në stol ishe një lider nuk mund të niste ndeshja pa ty titullar. Tani shpresoj edhe ëndërroj që një ditë sërish të shoh, jo shumë larg, pjesë të kësaj kombëtareje duke na drejtuar nga pankina si trajner. Je krenaria dhe legjenda e gjithë historisë të kombëtares shqiptare! Faleminderit që zgjodhe të ishe pjesë e jona!
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: